Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Rikthehen mbi 2400 objekte arkeologjike në Durrës – Muzeu Kombëtar hapet me një pamje të re
Pas më shumë se pesë vitesh punimesh dhe vonesash të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019, Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit është drejt përfundimit të rikonstruksionit. Të premten u njoftua se mbi 2400 objekte arkeologjike do t’i rikthehen qytetit bregdetar, duke e shndërruar muzeun në një qendër moderne dhe tërheqëse për vizitorët. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga punishtja e restaurimit, duke e quajtur projektin një hapësirë të re për turizmin kulturor në vend. Investimi prej 3.5 milionë eurosh është financuar nga programi i Bashkimit Evropian “EU4Culture”, transmeton KultPlus.com Muzeu, i hapur për herë të parë më 1951, kishte pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti, ndaj u deshën ndërhyrje të thella në strukturë dhe rikonstruksion të plotë të fasadës e hapësirave të brendshme. Përveç ekspozitave,...