Emineja e Erdoganit i shkruan Melanisë së Trumpit për fëmijët e Gazës: Si nënë, grua dhe qenie njerëzore,shpresoj se…

Emineja e Erdoganit i shkruan Melanisë së Trumpit për fëmijët e Gazës: Si nënë, grua dhe qenie njerëzore,shpresoj se…

“Si nënë, grua dhe qenie njerëzore, ndaj thellësisht emocionet e shprehura në letrën tuaj. Shpresoj se do të ushqeni të njëjtën shpresë për fëmijët e Gazës, të cilët dëshirojnë paqe dhe qetësi” Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan, i ka dërguar një letër Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, duke e nxitur atë të shtrijë dhembshurinë që tregoi për luftën në Ukrainë edhe në situatën humanitare në Gaza, transmeton Anadolu. Në letrën e saj, Erdoğan e përshëndeti Trumpin me dashuri dhe respekt të sinqertë, duke kujtuar takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë në Washington gjashtë vjet më parë. Ajo tha se biseda e ngrohtë dhe mikpritja e sjellshme që përjetuan gjatë kohës së tyre së bashku mbeten të gjalla në kujtesën e...