Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Klimt dhe Schiele: Artistët që tronditën Evropën
Gustav Klimt dhe Egon Schiele ishin dy figura të mëdha të artit vjenez që ndanë një miqësi të fortë dhe një liri të patundur artistike që tronditi shumë njerëz. Në pamje të parë, duket se ka pak gjëra që i lidhin Klimt-in dhe Schiele-n. Klimt-i ishte sensualisti klasik, që portretizonte elitën vjeneze në shkëlqim të artë, ndërsa Schiele, afro tri dekada më i ri, ishte një egoist i munduar, pikturat e të cilit, me trupa njerëzorë të përdredhur, skandalizuan shikuesit e kohës. Megjithatë, të dy ndanë një miqësi të ndërsjellë dhe një vendosmëri për të ndjekur vizionet e tyre artistike me çdo kosto, derisa epidemia e gripit të vitit 1918 ua mori jetën të dyve. Klimt u largua nga konvencionet e pikturës akademike. I zhgënjyer...