“Zbrazëti kushtetuese”/Politika në Kosovë në ngërç institucional, reagon analisti: Pasojë e papërgjegjësisë së opozitës

“Zbrazëti kushtetuese”/Politika në Kosovë në ngërç institucional, reagon analisti: Pasojë e papërgjegjësisë së opozitës

Në një studio televizive analisti Sadri Ramabaja tha se kriza aktuale është produkt i papërgjegjësisë politike të opozitës dhe i zbrazëtive të Kushtetutës, të shfrytëzuara në dëm të sistemit politik. ” Për fat të keq zgjati tepër dhe gjasat janë që të shkojë deri në fund të këtij afati që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese partive politike. Pasoja politike mund të ketë gjithsesi të dëmshme përsa i përket imazhit të republikës por çdo tatëpjetë e ka një përpjetë thotë një urtësi e popullit tonë. Këtë katrahurë që e ka sjellë papërgjegjësia politike kryesisht e opozitës, pasi opozita është ajo që de facto e ka bllokuar sistemin tonë politik natyrisht duke shfrytëzuar zbrazëtitë juridike që i ka Kushtetuta jonë, e imponuar prej faktorit të jashtëm, ish-presidentit...