Pse Trump ëndërron “Nobelin për Paqe”? (Madje pretendon se ka “përfunduar 7 luftëra”)

Pse Trump ëndërron “Nobelin për Paqe”? (Madje pretendon se ka “përfunduar 7 luftëra”)

Përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të ndërmjetësuar fundin e luftës në Ukrainë kanë ringjallur fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel për Paqe. Më 18 gusht, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe disa liderë europianë, Trump deklaroi: “Kam përfunduar gjashtë luftëra”. Një ditë më pas, ai e korrigjoi veten duke thënë se në fakt kishte zgjidhur shtatë konflikte. Sipas një analize të Lara Keay për Sky News, Trump nuk ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të fituar këtë çmim prestigjioz, ndërsa përpjekjet për ta nominuar si kandidat kanë nisur që gjatë mandatit të tij të parë. Një fushatë e hershme për Nobel-in Në shkurt 2019, Trump pretendoi se ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, e kishte nominuar pas...