Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

Një rritje e ndjeshme e sulmeve ukrainase me dronë ndaj rafinerive ruse të naftës po shkakton pasoja të drejtpërdrejta në ekonominë ruse. Këto sulme kanë çuar në rritjen e çmimeve të benzinës në nivele rekord, pavarësisht ndalimit të eksporteve nga qeveria ruse për të menaxhuar krizën. Ukraina po e përqendron strategjinë e saj në goditjen e objekteve energjetike, si rafineri, stacione pompimi dhe trena karburanti, me synimin për të dëmtuar aftësinë ushtarake të Rusisë dhe për të prishur jetën e përditshme të qytetarëve rusë. Sipas një analize të CNN, dronët ukrainasë kanë goditur të paktën dhjetë objekte kryesore energjetike vetëm këtë muaj. Pasojat e sulmeve Shërbimi i Inteligjencës së Ukrainës pretendon se rafineritë e goditura prodhojnë mbi 44 milionë ton produkte në vit, që përbën...