Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ministri ekstremist i Netanyahut shokon me deklaratën: Kush nuk largohet nga Gaza duhet të vdesë ose të dorëzohet
Deklarata shokuese nga ministri i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka ngjallur polemika të forta. Sipas mediave izraelite, në një takim me Shefin e Shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, Smotrich ka kërkuar një strategji drastike për Qytetin e Gazës. “Kushdo që nuk evakuohet, mos i lini të largohen. Pa ujë, pa energji elektrike, ata mund të vdesin urie ose të dorëzohen. Kjo është ajo që duam ne dhe ju jeni të aftë ta bëni,” citohet të ketë thënë Smotrich, sipas raportimeve të Channel 12 dhe Times of Israel. Përplasje me ushtrinë dhe presion nga SHBA-ja Në takim, Smotrich u përplas me Eyal Zamir, duke e akuzuar se ushtria nuk po vepron me shpejtësi të mjaftueshme për të mundur Hamasin. Zamir iu përgjigj ashpër ministrit: “Ju nuk...