Masakroi gruan, zbardhet deklarata shokuese e Pandeli Nakolecit: Ia bëra mirë, e meritonte! Nuk pendohem…

Masakroi gruan, zbardhet deklarata shokuese e Pandeli Nakolecit: Ia bëra mirë, e meritonte! Nuk pendohem…

Pas arrestimit, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e tij 36 vjeçare, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për krimin që kreu. Mediat greke shkruajnë se në momentin e arrestimit ai ka thënë përpara policëve, se kishte bërë shumë mirë që e kishte vrarë atë. “Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj? Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë”, raportojnë mediat. Krimi brutal ndodhi në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari Pandeli Nakoleci vrau gruan e tij 36-vjeçare Marjola, me të cilën ka katër fëmijë. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas, burri dyshohet se vrau gruan e tij me një objekt...