Gruaja e Erdogan letër Melania Trump: Tregoni dhembshuri për fëmijët e Gazës, si për ata të Ukrainës

Gruaja e Erdogan letër Melania Trump: Tregoni dhembshuri për fëmijët e Gazës, si për ata të Ukrainës

Melania Trump dhe Emine Erdogan TURQI-Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan, i ka shkruar Melania Trumpit, gruas së presidentit të ShBA-së, Donald Trump, në lidhje me situatën në Gaza. Në letrën e saj, Emine Erdogan, tha se frymëzimin e kishte marrë pikërisht nga letra që Melania Trumpi ia ka dërguar më herët këtë muaj presidentit rus, Vladimit Putinit, në lidhje me fëmijët në Ukrainë dhe Rusi. Në letrën e bërë publike këtë të shtunë, Erdogan e vlerësoi angazhimin e Trump për mbështetjen e fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë, duke e cilësuar si një nismë që “ngjall shpresë në zemrat e njerëzve”. ““Shkrimi ‘foshnjë e panjohur’, që ndodhet në mbulesat mortore të mijëra fëmijëve nga Gaza, hap plagë të pariparueshme në ndërgjegjen tonë....