Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

Ahmed al-Sharaa SIRI-Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht. Zgjedhjet parlamentare në Siri – të parat që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari shumëvjeçar Bashar al-Assad mbi tetë muaj më parë – fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin nga 15 deri më 20 shtator. Por, zëdhënësi i komisionit të lartë zgjedhor, Hassan al-Daghim, tha se votimet do të shtyhen në provincën jugore të Suveidës, por edhe në provincat al-Hassake dhe al-Raka për shkak të “sfidave të sigurisë”.  Muajin e kaluar, Suveida – bastion i minoritetit druze të Sirisë – përjetoi dhunë vdekjeprurëse sektare. Provincat al-Hassake dhe al-Raka janë nën kontrollin e milicitë e Forcave Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, që kanë raporte...