Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërcënimet ndaj gjyqësorit, kryeministri Rama frymëzuesi i dhunës së bandave
Gjuhë dhune, kërcënimesh dhe intimidimesh janë përdorur ditët e fundit nga kryeministri Edi Rama në drejtim të gjyqësorit, medieve dhe bizneseve. Egërsimi i një njeriu që sapo ka marrë mandatin e katërt me 83 vota tregon qartë se pushteti që buron nga vota e frikës dhe e bukës së gojës është në dekadencë totale, ku kryeministri po shfaq shenja të theksuara frike të cilat kërkon ti mbulojë me gjuhën e kërcënimit. Pushteti i Ramës është shndërruar në një makineri korruptive që po degradohet çdo ditë nga aferat korruptive, ku kërcënimet ndaj gjyqësorit tregojnë frikën e madhe që e ka kapluar. Deklaratat e fundit të Kryeministrit Edi Rama, ku gjyqtarët Hazbi Balliu dhe Klement Demiri janë akuzuar publikisht për “keqpërdorim të pavarësisë gjyqësore” dhe janë paralajmëruar...