Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Vdekja e Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin
                            Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, duke shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e një figure të rëndësishme të medias shqiptare. “Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkroi kryeministri. Artur Zheji, i njohur për analizat e tij të thella politike dhe shoqërore, ka qenë një figurë e shquar në median shqiptare për më shumë se dy dekada. Ai ka kontribuar në formimin e mendimit publik dhe ka pasur një ndikim të dukshëm në zhvillimet politike të vendit.