Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Artur Zheji u nda nga jeta/ Berisha i pikëlluar: Vdekje e parakohshme…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Berisha i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve, duke e cilësuar largimin e tij të beftë dhe të parakohshëm. Reagimi i Berishës: Homazh për Artur Zhejin! Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.