Vdekja e Artur Zhejit/ Veliaj: Ishte një intelektual i spikatur, një gazetar kalibri

Vdekja e Artur Zhejit/ Veliaj: Ishte një intelektual i spikatur, një gazetar kalibri

“Një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri”, kështu e ka cilësuar Artur Zhejin kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në një reagim nga qelia, në rrjetet sociale, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjarëve pas vdekjes së parakohshme të Artur Zhejit. Reagimi i Veliaj: Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit! Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot. Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut. Prehu në paqe mik i mirë!