Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në rrugën Shkodër-Koplik, plagosen tre persona, të gjithë familjarë
Aksident me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Koplik”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës, kur shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit V. A., K. A., dhe L. A. (të gjithë familjarë), pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin V. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.