Nga Gucci tek Diori i rremë: Shqipëria u thotë stop produkteve fallco

Nga Gucci tek Diori i rremë: Shqipëria u thotë stop produkteve fallco

Për vite me radhë, konsumatorët shqiptarë janë mashtruar nga produkte të prezantuara si “luksoze”, por që në realitet ishin thjesht imitime. Çanta, këpucë e rroba me logot e Gucci-t, Louis Vuitton-it apo Dior-it, janë shitur me çmime “të leverdishme”, por pa garanci dhe pa asnjë vlerë të vërtetë. Kjo ka kthyer tregun shqiptar, sidomos atë online, në një hapësirë të mbushur me reklama dhe produkte të falsifikuara. Më 16 gusht hyn në fuqi ligji i ri për markat tregtare, i cili synon t’i japë fund këtij fenomeni. Sipas tij, çdo produkt që shkel të drejtat e pronësisë intelektuale do të ndalohet në dogana, duke parandaluar importin dhe eksportin e mallrave të falsifikuara. Rregullat e reja prekin edhe udhëtarët: produktet e blera jashtë vendit që rezultojnë...