Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Miku i Olsi Ramës, Julian Morina kërcënon gazetarin Almer Toska
Kërcënimi është bërë trend. Kryeministri shqiptar sulmon prokurorë e gjyqtarë dhe krekoset si gjeli në majë të pirgut me pleh që quhet qeveria shqiptare. Dhjetëra kërcënime që nuk dalin në pah për publikun dhe mbyten në heshtjen dhe frikën e denoncuesve individë që ndihen të tmerruar nga pushteti represiv që ky kryeministër ka ndërtuar. Para disa ditësh u morr peng një ish drejtues i lartë që po zbardhte aferat e shekullit që po ndodhin në institucionin që mban sekretet e shqiptarëve. Ndërkohë një kërcënim ka ndodhur ndaj një gazetari të ri dhe të guximshëm, që nuk ka rrudhë në gjuhë dhe nxjerr të palarat e pushtetit, të grupit të strukturuar të atashuar pas pushtetit dhe zbardh pa frikë korrupsionin e frikshëm që ka marrë peng...