Publikohen pamjet e arrestimit të shqiptarit që vrau gruan në Greqi

Publikohen pamjet e arrestimit të shqiptarit që vrau gruan në Greqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e arrestimit të Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar që vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare, ngjarje e rëndë që ndodhi para syve të fëmijëve të çiftit në qytetin e Volosit. Në video, Nakoleci shihet i shtrirë në tokë, ndërsa efektivët e policisë i vendosin prangat. Në vendngjarje ishin të pranishme forca të shumta policie që kishin krehur zonën në kërkim të autorit. Sipas hetuesve, gjatë periudhës së arratisë, ai ishte fshehur pranë një zone të mbuluar me gjethe dhe koshash mbeturinash, ku kishte gjetur edhe rroba për t’i ndërruar dhe për të shmangur identifikimin. Gjatë marrjes në pyetje, 40-vjeçari ka deklaruar se e kreu vrasjen pasi dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte. Ngjarja ka tronditur thellë komunitetin lokal, ndërsa autoritetet greke...