Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Denoncimi: Ansig më ofroi 47 mijë lek për Benzin e 2015-ës, vetëm stopi i bën 350 €
Një tjetër denoncim për kompaninë e sigurimeve “Ansig” ka mbërritur pranë redaksisë sonë, duke rikthyer sërish në vëmendje problemet e shumta që qytetarët kanë hasur ndër vite me këtë subjekt. Denoncuesi tregon se pas një aksidenti, ku gjykata e shpalli të pafajshëm, kompania ishte e detyruar të paguante dëmshpërblimin e plotë për automjetin e dëmtuar. Sipas tij, dëmi real llogaritej në rreth 85 mijë lekë të rinjë, ndërsa kompania fillimisht e vlerësoi në 47,200 lekë. Qytetari thekson faktin se makina e tij është vit prodhimi 2015 dhe duke qenë se ka marrë dëmtime të shumta vlera e paraqitur nga kompania nuk mbulon as gjysmën e shpenzimeve pasi stopi kushton 350 euro, prapakolpi 200 euro, sensorët 200 euro dhe kodimet 100 euro. Pas tri ankesash të përsëritura pranë Autoritetit të...