Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet për paqen të mos lëshojë territoret e pushtuara. Por mesazhi i presidentit ukrainas në shënimin e kësaj dite kombëtare, ishte se nuk do t’ia dhurojnë tokën pushtuesit. “Ky flamur është një qëllim dhe ëndërr për shumë ukrainas në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Flamurin e mbajnë ata. Ata e mbajnë atë sepse e dinë se ne nuk do t’ia dhurojmë tokën tonë një pushtuesi. Ky flamur simbolizon gjënë më të dashur për qindra luftëtarë tanë – burra dhe gra – nga e gjithë Ukraina që mbrojnë jo vetëm një drejtim specifik të vijës së frontit, por të gjithë Ukrainën’’, tha Volodimir Zelensky, shkruan A2 CNN....