‘Lista e klientëve nuk ekziston’, Ghislaine Maxwell mohon të ketë parë sjellje ‘të papërshtatshme’ nga Trump

‘Lista e klientëve nuk ekziston’, Ghislaine Maxwell mohon të ketë parë sjellje ‘të papërshtatshme’ nga Trump

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e burgosur e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein, u ka thënë zyrtarëve amerikanë se nuk ka qenë dëshmitare e ndonjë sjelljeje të papërshtatshme nga Donald Trump apo ish-presidenti Bill Clinton. Administrata Trump është përballur me presion për të zbuluar informacione rreth Epstein, me të cilin presidenti amerikan kishte pasur më parë një miqësi. Maxwell u intervistua nga burgu në korrik dhe, sipas një transkripti të sapo publikuar, i tha Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm, Todd Blanche, se një “listë klientësh” e shumëpërfolur e Epstein nuk ekzistonte. Ajo gjithashtu i quajti akuzat për marrëdhënie seksuale të Princit Andrew me një vajzë të mitur në shtëpinë e saj si “çuditërisht të paimagjinueshme”. Maxwell po kërkon falje nga Trump dhe është akuzuar se ka gënjyer zyrtarët federalë....