Rekord makinash të regjistruara në korrik, rritet numri i automjeteve elektrike

Rekord makinash të regjistruara në korrik, rritet numri i automjeteve elektrike

Shqipëria po përmirëson ndjeshëm renditjen në rajon për sa i përket motorizimit, duke reflektuar një treg gjithnjë e më aktiv dhe të modernizuar. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Transportit Rrugor, gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2025 janë regjistruar për herë të parë 57,489 automjete, duke shënuar një rritje të dukshme krahasuar me vitet e mëparshme. Muaji korrik rezultoi periudha me fluksin më të lartë, me 10,027 automjete të reja të regjistruara vetëm brenda këtij muaji. Një tjetër prirje e dukshme është rritja e përdorimit të mjeteve elektrike. Vetëm në korrik janë shtuar 508 automjete elektrike, ndërsa nga janari deri më tani numri i tyre ka kaluar 2,800 mjete. Rekordi i këtij viti u arrit në qershor, me 658 regjistrime të mjeteve elektrike....