Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës
Kryeministri Edi Rama insinuoi të premten, pa dhënë prova, se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës duhet të jetë i korruptuar, sepse përndryshe, sipas Ramës, nuk ka shpjegim logjik për një vendim që ai mori pas kërkesës së një qytetari. Më herët, Rama shpalli “armik të shtetit” një gjyqtar tjetër, pasi e pati fyer atë publikisht si “i pacipë”. Të dy vendimet, të cilat Rama nuk i pëlqen, janë “masa për sigurim padie”, një instrument ligjor i përkohshëm që ndërmerret për të ngrirë gjërat siç janë deri në gjykim në themel të një mosmarrëveshjeje dhe në të dyja rastet, qytetarët janë ankuar në gjykatë ndaj veprimeve të administratës së Ramës, të cilat i kanë gjykuar si të padrejta kundrejt tyre. Ashpërsia e gjuhës së...