Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            ‘Hëna në rrjetë’, NASA publikon foton e ditës
                            Hëna e plotë në rrjetë. Ky është titulli i fotos sugjestive që NASA e ka zgjedhur si ‘foto astronomike e ditës’ dhe e ka publikuar në faqen zyrtare të internetit të agjencisë hapësinore amerikane. Pamja tregon rrjetën e peshkimit të Trabocco në Punta Tufano, në provincën e Chieti-t, duke kapur hënën vjollcë që ngrihet mbi det. Imazhi, i bërë më 9 gusht dhe i publikuar sot nga NASA, është nga Marco Bellelli, një mjek nga Lanciano me pasion për fotografinë dhe astronominë.