Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
10 fakte të lashta për Ramsesin e Madh
Nga arritjet ushtarake deri te jeta e tij personale, zbuloni 10 fakte për Ramsesin e Madh, një nga faraonët më të famshëm të Egjiptit. Ramses II sundoi Egjiptin me stil, fuqi dhe një talent të jashtëzakonshëm. Ai ishte sundimtari i tretë i Dinastisë së Nëntëmbëdhjetë dhe mbretëroi për plot 66 vite, duke fituar pseudonimin “Ramsesi i Madh” dhe duke u bërë faraoni më i njohur në historinë e Egjiptit. 1. Luftëtari që udhëhiqte nga fronti Ramsesi nuk ishte tipi që fshihej pas mureve të pallatit. Ai luftonte në vijat e para të frontit nëpër beteja, duke udhëhequr ushtrinë e tij në Betejën e madhe të Kadeshit kundër Hititëve. Mijëra qerre u përleshën në këtë betejë historike. Edhe pse beteja përfundoi pa një fitues të qartë,...