Dua Lipa feston 30-vjetorin: “20-at ishin magji, mezi pres çfarë sjell e ardhmja”

Dua Lipa feston 30-vjetorin: “20-at ishin magji, mezi pres çfarë sjell e ardhmja”

Superylli me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të duke ndarë një mesazh falënderues për fansat dhe të dashurit e saj. Në një postim emocionues, ajo tha se dekada e kaluar ka qenë plot magji, dashuri, sfida e mësime të vlefshme. “Ky vit i fundit ka qenë më i miri deri tani. Jam pafundësisht mirënjohëse për familjen time, miqtë, partnerin dhe për çdo hap të këtij udhëtimi. Njerëzit që mbaj afër janë arritja ime më e madhe,” shkroi Dua. Ajo falënderoi gjithashtu fansat për mbështetjen që nga koncertet e para në klube të vogla deri te stadiumet e mëdha si Wembley. “Muzika ka qenë ura që na ka lidhur, dhe çdo moment e mbaj me vete,” shtoi ajo. Dua Lipa...