Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbardhen propozimet në ligj për forcimin e disiplinës

Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbardhen propozimet në ligj për forcimin e disiplinës

Ushtri më e rreptë, sidomos kur është me mision jashtë Shqipërisë. Ministria e Mbrojtjes propozon disa ndryshime në ligjin për disiplinën e forcave të Armatosura, që synon forcimin e disiplinës ushtarake dhe të rendit ushtarak. Kështu kërkohet që ushtarët për vepra që konsiderohenn shkelje të lehta brenda territorit shqiptar si mosrespektimi i orarit të punës, shkrepja e armës nga pakujdesia, publikimi në rrjete sociale i efektivëve me simbole ushtarake, etj; kur ndodhin gjatë marrëveshjeve në arenën ndërkombëtare do të vlerësohen si shkelje të rënda dhe ndëshkimi nuk do të jetë thjesht qortim apo punë jashtë orarit, por rrezikon nga vërejtje me shkrim deri në mbajtje të ¼ të pagës. Si dhe shkeljet e rënda pritet të klasifikohen si shumë të rënda, në proporcion edhe masat...