Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Fluks në urgjencën pediatrike në Shkodër, afro 160 fëmijë paraqiten për vizitë
Rritet numri i vizitave të fëmijëve që paraqiten në urgjencën e pediatrisë në Shkodër. Mjekja e këtij reparti, Greta Naraçi, thotë se numri i vizitave ka shkuar deri në 160 në ditë. Sipas saj, në vend po qarkullon një virozë që prek kryesisht të vegjlit, ndërsa u bën thirrje prindërve të kenë kujdes, pasi virusi shoqërohet me temperaturë agresive që zgjat. SYRI TV Temperaturat e larta, të cilat kanë prekur territorin e vendit tonë, kanë shtuar dhe numrin e vizitave ambulatore në repartin e pediatrisë në spitalin rajonal të Shkodrës. Kjo situatë pranohet dhe nga shefja e këtij reparti, Greta Naraçi, e cila bën me dije se numri i vizitave gjatë fundjavës ka arritur deri në 160. Sipas mjekes pediatre, shtimi i vizitave lidhet me...