Masakroi gruan në sy të fëmijëve/ Pandeli Nakoleci arrestohet në Greqi, policia: Ishte fshehur në një parking…

Masakroi gruan në sy të fëmijëve/ Pandeli Nakoleci arrestohet në Greqi, policia: Ishte fshehur në një parking…

Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan e tij në Volos, u arrestua pasditen e së shtunës, më 23 gusht, nga autoritetet greke. Ai u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Sipas burimeve nga policia, autori ishte fshehur në një parking, ku qëndroi për disa orë pas ngjarjes. Menjëherë pas kryerjes së krimit, ai u arratis nga vendi i ngjarjes, duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Vrasje para fëmijëve të mitur Krimi ndodhi mëngjesin e djeshëm (22 gusht) në banesën e çiftit në qytetin e Volosit, ku Nakoleci dyshohet se goditi për vdekje bashkëshorten me një mjet kuzhine. Katër fëmijët, të moshës nga 6 deri në 18 vjeç, ndodheshin në shtëpi dhe ishin dëshmitarë...