Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kredi të garantuara, por grante të pezulluara për diasporën
Diaspora e Kosovës shihet si një burim i madh kapitali për zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, Dritarja e Investimeve, e krijuar për t’i mbështetur investimet e saj, po përballet njëkohësisht me histori suksesi dhe me sfida të dukshme. Kompania ReachteQ LLC në Kosovë është një nga 19 bizneset e diasporës që kanë përfituar mbështetje nga Dritarja për Investimet e Diasporës. Kjo nismë, e lansuar në korrik të vitit 2024, nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka për qëllim nxitjen e investimeve të diasporës në vend. Erblin Lekaj, bashkëthemelues i kompanisë, i rritur në Gjermani, thotë se Dritarja për Investimet e Diasporës ka qenë vendimtare për zhvillimin dhe ngritjen e biznesit të...