PD: ‘Air Albania’ në krizë të plotë, fshehje bilancesh dhe detyrimesh

PD: ‘Air Albania’ në krizë të plotë, fshehje bilancesh dhe detyrimesh

Genta Vangjeli TIRANË-Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp ka denoncuar situatën financiare të kompanisë së fluturimit "Air Albania". Vangjeli është shprehur se kompania e themeluar në vitin 2018 me 10% pronësi shtetërore përmes Albcontrol ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e saj për vitin e parë të operimit (2018), më pas asnjë publikim lidhur me pasqyrat financiare të kësaj shoqërie. Më tej shprehet se gjithashtu mungojnë të dhëna për vendime gjyqësore dhe njoftime zyrtare nga përmbarues privatë për detyrimin miliona euro të Air Albania kundrejt palëve të treta. Vangjeli thekson se kjo fshehje ngre dyshime për krizën e thellë financiare të kompanisë. Sipas Vangjelit, në muaj qershor u raportua se do të krijoheshin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, por sipas saj...