Nën hetim 51-vjeçari në Elbasan, mbesa e kallëzon për abuzim seksual

Nën hetim 51-vjeçari në Elbasan, mbesa e kallëzon për abuzim seksual

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Ndaj tij ka pasur një kallëzim nga mbesa e vet, një 22-vjeçare. Ajo pretendon se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të renë pa dëshirën e saj. “Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi policia.