Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Hosseini: Ka vetëm një mëkat. Më i pafalshmi! Vjedhja!
Çka është Mëkati? Sigurisht përgjigja ndryshon varësisht prej konceptimit tonë, nëse e shohim si kategori morale, apo edhe religjioze. Ja se si e ka perceptuar shkrimtari Khaled Hosseini te romani Gjuetari i Balonave. Ja kend e ka konsideruar ai më të rëndin prej mëkateve, më të pafalshmin! “Por vjedhja ishte një mëkat i pafalshëm, emëruesi i përbashkët i të gjitha mëkateve. Kur vret një njeri, i ke vjedhur jetën. Vjedh të drejtën e gruas për të pasur një burrë, u vjedh fëmijëve babanë. Kur i thua një gënjeshtër dikujt, i vjedh të drejtën për të njohur të vërtetën. Nëse tradhton, i vjedh të drejtën për besnikëri” *Shkëputur nga Gjuetari i balonave i Khaled Hosseini, përkthyer nga Ledia Agolli, OMSCA, Tiranë, 2003 Përgatiti: ObserverKult ————– Lexo...