“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u vra nga bashkëshorti në Greqi, e motra: Nuk ishte me probleme mendore

“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u vra nga bashkëshorti në Greqi, e motra: Nuk ishte me probleme mendore

Motra e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci, e cila u vra dje nga bashkëshorti i saj, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë dhe dhunën që familja kishte përjetuar më parë. Ajo ka deklaruar për Euronews Albania se autori i krimit, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, nuk kishte probleme të shëndetit mendor, por ushtronte dhunë psikologjike ndaj fëmijëve dhe gruas së tij. “Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por bënte çfarë i vinte për mbarë. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi. Motra ime e çoi te psikiatri, por gjithçka doli në rregull”, tha motra e viktimës. Vrasja ndodhi në pallatin ku jetonin në rrugën Konstanta në Volos. Sipas raportimeve, sherri filloi brenda apartamentit dhe më pas u zhvendos në hyrje të pallatit, ku 40-vjeçari goditi...