Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Hamë vetëm bukë e kripë”, rrëfimet e dhimbshme të qytetarëve në Gaza, një kilogram domate kushton 30 dollarë
Uria katastrofike e shkaktuar nga bllokada e ndihmës ndihet më shumë nga të moshuarit, të rinjtë dhe të varfrit në Gaza. Në rrugët e mbipopulluara dhe të mbushura me rrënoja të qytetit të Gazës, kishte pak habi për njoftimin se ekspertët e mbështetur nga OKB besonin se skenat e dëshpërimit tani mund të përshkruhen zyrtarisht si uri masive, sipas The Guardian. “Kjo është diçka që e kemi thënë prej muajsh. E kemi parë, e kemi përjetuar dhe jemi duke vuajtur nga kjo. Ndjehemi shumë të pafuqishëm, shumë të sëmurë dhe të lodhur,” tha Amjad Shawa, drejtori i Rrjetit të OJQ-ve Palestineze, i cili ka qëndruar në qytetin e Gazës gjatë gjithë luftës 22-mujore. Të premten, Klasifikimi i Fazave të Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC) –...