Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Në Durrës mungojnë vrojtuesit, moti i paqëndrueshëm nuk i tremb pushuesit, por kërkojnë më shumë siguri
Pas reshjeve të shiut, mëngjesin e sotëm, plazhet e Durrësit patën një frekuentim më të ulët nga pushuesit, të cilët fillimisht zgjodhën më shumë shëtitjet buzë detit. Shumë çadra mbetën të mbyllura, ndërsa brezi i lagur ranor qe mbushur me leshterikë dhe papastërti të nxjerra nga deti. Rreth mesditës, pushues të shumtë filluan të mbushin plazhet. “Durrësi shumë i bukur dhe njerëzit miqësor, sot pak fresk dhe po shëtisim. Me pas do kthehemi ne Mal te Zi”, tha një vizitor i huaj Sezoni veror nuk ka përfunduar ende, po në një ditë si kjo, me det të trazuar plot dallgë, u vu re mungesa e vrojtuesve të plazhit dhe sinjalistikës paralajmëruese, flamurit, por kjo nuk e uli aspak kënaqësinë e pushuesve që rikthyen gjallërinë në...