Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shkolla “Dëshmorët e Peshkëpisë” në Selenicë hap dyert me fytyrë të re
Në shtator, nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Peshkëpisë” në Selenicë do të kthehen në ambiente krejtësisht të rinovuara. Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë e Selenicës, institucioni arsimor do të ofrojë kushte dinjitoze, duke u përshtatur me standardet më moderne të mësimdhënies. Shkolla do të hapë dyert me klasa të reja, të pajisura me mobilim bashkëkohor, bibliotekë të sistemuar, laboratorë shkencorë për zhvillimin e praktikave në lëndë të ndryshme, si dhe terrene sportive moderne për edukimin fizik të nxënësve. Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e kushteve për nxënësit, por edhe krijimin e një hapësire më të përshtatshme për mësuesit, duke lehtësuar procesin mësimor dhe duke rritur cilësinë e arsimit në këtë zonë. Banorët e Selenicës...