“Na pastë marrë të keqen Riti”/ Si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vrasjes së Ridvan Ramazanit

“Na pastë marrë të keqen Riti”/ Si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vrasjes së Ridvan Ramazanit

Në 28 Nëntor 2020, teksa festohej Pavarësia e Shqipërisë, fshati Mushan në Shkodër, u trondit nga vrasja e Ridvan Ramazani alias Hyseni. Një nga personazhet e botës së krimit në këtë qytet, lidhje e ngushtë me klanin kundërshtar të Bajrave, familjen “Cafi” dhe “Lici”. Forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s, kishin rrethuar zonën, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy vëllezërve Duel dhe Hydajet Mehmedaj, por asnjëri prej tyre nuk po gjendej. Në atë periudhë RENEA, kërkonte për autorët në disa fshatra të Shkodrës. Ndërsa sipas bisedave të zhvilluara në “Sky”, vrasësi i Ridvan Ramazanit, Duel Mehmedaj, mbahej i strehuar në një bazë të sigurt të Bajrit, në fshatin Rjoll të Shkodrës. Që nga ajo kohëe deri më sot, kur po mbushen gati...