Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vendet e sanksionuara në Perëndim, ‘mike’ në Serbi!
Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë, por vetëm përmes deklaratave. Të enjten, 21 gusht, arritën dy njoftime që e konfirmojnë këtë drejtim të politikës së jashtme të Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi fillimisht se së shpejti do të organizohet një takim i zyrtarëve të Serbisë dhe Rusisë “në nivelin më të lartë”, por nuk dha më shumë detaje. Nëse takimi do të ndodhë, do të jetë i dyti i këtij lloji këtë vit, pas vizitës së Vuçiqit në Moskë në maj, e cila shkaktoi paralajmërime nga Brukseli. Po atë ditë, kreu i shtetit serb bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e...