Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Marigo Pozio, vajza që qëndisi flamurin e Pavarësisë
Si sot, 93 vjet më parë, u nda nga jeta Marigo Pozio, gruaja simbol e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e flamurit shqiptar. Ajo lindi në Hoçisht të Korçës, më 2 shkurt të vitit 1878. Punoi për përhapjen e shkollave shqipe, si edhe për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare. Në vitin 1908, u bë anëtare e klubit “Labëria” (klub i cili kishte për qëllim ngritjen e shkollave shqipe dhe nxitjen e ndjenjës atdhetare). Mori pjesë në organizimin e orkestrës së klubit, ku u aktivizuan edhe dy vajzat e saj. U dallua për fjalimet me frymë patriotike përpara popullit dhe për artikujt e botuar në organet e shtypit shqiptar të mërgimit. Marigo Pozio qëndisi flamurin që u ngrit ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Ishte veprimtare e palodhur dhe...