“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

Tensionet diplomatike midis Parisit dhe Romës janë shkaktuar nga deklaratat e zëvendëskryeministrit, italian Matteo Salvini në lidhje me Presidentin francez Emmanuel Macron, në sfondin e një mosmarrëveshjeje mbi vendosjen e mundshme të trupave evropiane në Ukrainë. Ministria e Jashtme franceze thirri ambasadoren e Italisë në Francë, Emanuela D’Alessandro të premten, duke cituar “deklarata të papranueshme”, sipas AFP. “Ambasadorit iu kujtua se këto deklarata janë në kundërshtim me klimën e besimit dhe marrëdhënien historike midis dy vendeve tona, si dhe me zhvillimet e fundit dypalëshe, konvergjencën e fortë të dy vendeve, veçanërisht në lidhje me mbështetjen e palëkundur për Ukrainën”, sqaroi burimi në Ministrinë e Jashtme franceze, duke konfirmuar informacionin nga stacioni radiofonik France Inter. “Lëreni të shkojë në Ukrainë me një helmetë dhe një pushkë”...