SS Probitas dhe Evakuimi i Divizionit “Perugia” në Sarandë, 1943

SS Probitas dhe Evakuimi i Divizionit “Perugia” në Sarandë, 1943

  Relikti i anijes italiane SS Probitas, i mbytur në Sarandë më 1943, mbart historinë tragjike të Divizionit “Perugia”. Zbuloni faktet e dokumentuara, masakrat gjermane dhe sfidat e mbrojtjes së këtij monumenti nënujore.   Nga legjenda e mijëra të mbyturve tek e vërteta historike Një video që ndezi kureshtjen. Disa ditë më parë, udhëtari i palodhur Blendi Fevziu postoi një videoklip nga relikti i mbytur në Gjirin e Sarandës – anija italiane SS Probitas. Nuk e pashë drejtpërdrejt videon, por disa miq të mi, të apasionuar pas historisë, më shkruajtën duke kërkuar më shumë informacion.     Në përshkrimin e tij, Fevziu përmendi se bashkë me anijen ishin mbytur “disa mijë ushtarë italianë”. Kjo shifër bëri përshtypje, por duhet sqaruar se nuk ka asnjë burim...