AKSHI shpall super tenderin e internetit, 5 milionë euro për institucionet e qeverisjes qendrore

AKSHI shpall super tenderin e internetit, 5 milionë euro për institucionet e qeverisjes qendrore

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI shpalli sot tenderin me vlerë mbi 5 milionë euro për shërbimin e internetit dhe intranetit për institucionet publike. Përmes kësaj procedure, AKSHI synon të sigurojë akses në internet dhe intranet për institucionet e qeverisjes qendrore, të varura nga Këshilli i Ministrave. Sipas dokumentit të publikuar, tenderi është konceptuar si një marrëveshje kuadër, ku do të shpallen fituese dhe do të lidhen kontrata me katër kompani. Fondi limit është rreth 5 milione4 euro ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është 22 shtatori 2025. Kontrata parashikon një kohëzgjatje dyvjeçare. Tenderët e AKSHI-t janë shoqëruar shpesh me debate, ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik dhe akuza për favorizime, ku disa kompani kanë përfituar pjesën më të madhe të fondeve publike. Ndërkohë...