Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Babai dhe dy djemtë rrahin barbarisht dhëndrin në Malësinë e Madhe, Policia parandalon përshkallëzimin dhe i arreston
Dhunuan dhëndrin pas sherrit, arrestohen 3 anëtarët e familjes, babai dhe dy djemtë e tij. Ngjarja ka ndodhur në Malësinë e Madhe, pas një sherri në familje, në fshatin Flakë, teksa policia e Komisariatit shkoi menjëherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe ndonjë ngjarje të mundshme tragjike. Dhëndri 41-vjeçar ka marrë dëmtime serioze në trup dhe kokë, por pas mjekimit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “U arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup”, tha policia vendore....