Ndihmonte emigrantët për kalim ilegal të kufirit/ Shkodër, vihet në pranga 28-vjeçari

Ndihmonte emigrantët për kalim ilegal të kufirit/ Shkodër, vihet në pranga 28-vjeçari

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Itinerari”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 28 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor, duke i transportuar nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës 600 euro për person. Gjatë operacionit, ky shtetas po...