Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vdekja e 39-vjeçares tek Trauma/ Nisin hetimet për qytetaren nga Kosova, dyshimet paraprake: Pësoi arrest kardiak
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një 39-vjeçareje nga Kosova tek spitali i Traumës në Tiranë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, për “Vlerësim”, pasi më datë 21.08.2025, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është dërguar në gjendje të rëndë shtetasja A. I., 39 vjeçe, banuese në Kosovë. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë. Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të përcaktuar saktë shkakun e ndërrimit të jetës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për...