‘Mos pi cigare afër shtëpisë time’/ Ja si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

‘Mos pi cigare afër shtëpisë time’/ Ja si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, duke rrezikuar të kthehej në tragjedi. Sipas burimeve nga grupi hetimor, mëson A2 CNN, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, kur një automjet i bardhë, me të cilin lëviznin disa persona, ndaloi pranë banesës së autorit. Ky i fundit, Oltjon Asllani, 28 vjeç, i është afruar dhe i ka qortuar pse po pinin cigare afër shtëpisë së tij dhe pse po kalonin në atë rrugë. Shkëmbimi i fjalëve çoi në një konflikt fizik mes të rinjve, të cilin u desh ndërhyrja e personave të tjerë për ta shuar. Por vetëm pak minuta më vonë, Asllani u rikthye i armatosur me...