Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksidenti rrugor ‘tradhton’ 27-vjeçarin, drejtonte pa patentë dhe ishte në ‘arrest shtëpie’, tentuan të fshihnin ngjarjen bashkë me mikun e tij
Aksidenti rrugor tradhton dy drejtues mjetesh që fshehën qëllimisht ngjarjen për të mos u zbuluar shkeljet penale që qëndronin pas tyre. Policia Rrugore e Vlorës njoftoi sot se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku një mjet ‘Citroen’ u përfshi në aksident me pasojë dy të plagosur. Në pranga ra R.D., 27 vjeç, banues në Bishan, pasi drejtonte mjetin pa patentë dhe kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” që kishte dhënë gjykata, kurse nën akuzë u mor miku i tij D.V., 33 vjeç, banues në Poro, që e ndihmoi për fshehjen e ngjarjes. Sipas specialistëve të Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë, fillimisht ata dhanë rrethana të rreme për aksidentin. “Më datë 21 gusht, këta shtetas u paraqitën në spital...