Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Televizioni publik gjerman denoncon: Skandal mjedisor në Shqipëri
Televizioni publik gjerman, ARD, publikoi një kronikë denoncuese për skandalin mjedisor në lumin Vjosa. “Skandal mjedisor në parkun kombëtar të lumit të egër në Shqipëri,” thuhet në kronikën e edicionit të lajmeve Tagesschau. Sipas gazetarëve gjermanë, shpallja e Vjosës si një park kombëtar ishte një arritje pasi aty do të ndërtoheshin hidrocentrale të mëdha. Por lumi në jug të vendit, habitat për shumë kafshë dhe shpendë të rrezikuar, është në rrezik sërish nga ndotja prej naftës dhe nënprodukteve të saj. Gazetari gjerman thekson se ndotja e lumit nga nafta është bërë nga kompania shtetërore Albpetrol. Ekspertët thonë se i ashtuquajturi pastrim nga kjo kompani pas ndotjes është i pamjaftueshëm. “Pompat janë të vjetra, situata është katastrofike. Nafta rrjedh kudo,” thonë ekologjistët. Ndërkohë ministrja Mirela Kumbaro...