Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ngjarja në Kombinat, dy të arrestuar. Qëlluan me armë në drejtim të një mjeti
Policia e Tiranës njofton se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në Kombinat, ku pas një konflikti për motive të dobëta u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Nga veprimet hetimore u bë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar, i cili hapi zjarr duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që udhëtonin në automjet, si edhe të kalimtarëve në afërsi. Në pranga ra gjithashtu një 30-vjeçar që dyshohet se drejtonte mjetin nga ku u krye qitja. Të arrestuarit janë Oltjon Asllani (Vodollari), 28 vjeç, dhe Serxho Bajza, 30 vjeç, tw dy banues në Kombinat. Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., 38 vjeç; Zh. K.;...